UDHETIMET E GULIVERIT

UDHETIMET E GULIVERIT



Mjeku Lemuel Gulliver, vendoset në bordin e një anije për të shkuar në katër destinacione. Ndalesa e parë është në ishullin e Liliputëve, ku gjithçka, që nga njerëzit e deri tek objektet, janë në përmasa mjaft të vogla. Më tej ai ndalon në Brobdingnag. Në të kundërt nga ishulli i parë, këtu e gjejmë protagonistin tonë në vendin e gjigantëve. Raportet përmbysen. Mjeku kthehet tani në kukullën e vajzës së mbretit. Në pjesën e tretë të udhëtimit Guliverin e shohim në Laputa. Përmes ndodhive dhe personazheve, Swift ka një satirë të drejtpërdrejtë ndaj filozofëve, historianëve dhe shpikësve. Në ishullin e Glubdubdrib, Guliver evokon hijet e të mëdhenjve të antikitetit dhe nga përgjigjet e tyre zbulon meskinitetin. Ndërsa pranë Struldbrug, në vendin e të pavdekshmëve kupton se fatkeqësia më e madhe e njeriut është që të mos i gjejë asnjëherë fundin jetës. Në pjesën e katërt, më në fund mes virtuozitetit të kuajve Huihnhnmëve vë në kontrast brutalitetin e Yahoo, kafshë me pamje njerëzore. Nuk ekziston në letërsinë perëndimore një “dënim” i tillë i njerëzimit si ai që gjendet në “Udhëtimet e Guliverit”. Kritika ndaj vlerave, ndaj besimit dhe shkencës, nga politika te kultura, shkon deri aty sa të kërcënojë vetë rrënjët e ekzistencës. Por mjeshtëria e Swift ka bërë që ky libër të pranohet lehtësisht nga lexuesit. Alegoria e tij e mprehtë nuk është e qëllimshme, ajo është e dukshme vetëm për atë që do ta shohë dhe nuk e dëmton linjën e fantazisë dhe aventurave që përshkojnë gjithë romanin, i quajtur tashmë një vepër klasike e letërsisë për fëmijë.




Comments

Popular posts from this blog

LUGJET E VERDHA

HIRUSHJA