ANA KARENINA

ANA KARENINA


Së pari autori na prezanton me personazhin Princ Stepan Arkadieviç Obllonski, "Stiva", një aristokrat moskovit i cili ka prishur marrëdhëniet me gruan e tij Darja Aleksandrovna "Dolli", e cila ka zbuluar se burri po e tradhtonte me guvernanten franceze. Stiva ishte i frikësuar se do e humbiste gruan e tij me të cilën trashëgonte fëmijët, kështu që ai thërret motrën e tij Ana Arkadjevna Karenina, nga Petersburgu, që ta bind Dollin t'i kthehet prapë.
Ndërkohë shoku i fëmijërisë së Stivës, Konstadin Dmitrieviç Levin, "Kostja" arrin në Moskë dhe i kërkon dorën motrës së vogël të Dollit, Kitit. Ajo e refuzon sepse ishte dashuruar me Kont Aleksej Kirilloviç Vronskin, por ai nuk kishte asnjë synim që të martohej me Kitin.
Stiva dhe Vronski takohen në Moskë në stacionin e trenit. Stiva priste motrën e tij, ndërsa Vronski të ëmën. Aty ndodh një aksident sepse një punëtor shtypet nga treni. Vronski sapo e sheh Anën dashurohet. Ata takohen prapë në ballon që mbahet në shtëpinë e Sherbackëve. Ana për fat arrin t'i bashkojë Dollin dhe Stivën dhe bëhet shoqe me Kitin. Në ballo Vronski vallëzon me Anën dhe Kiti bëhet xheloze.
Ana, e shqetësuar se do i prishte marrëdhëniet me Kitin për shkak të Vronskit, kthehet në Petersburg. Vronski niset për në Petersburg me të njëjtin tren. Në anën tjetër Levini i dëshpëruar për refuzimin e Kitit kthehet në fshat, në fermën e tij. Ana kthehet tek burri i saj Aleksej Aleksandroviç Karenin, dhe tek i biri Sergei ("Seriozha").Mjeku personal i Sherbackëve tregon se shëndeti i Kitit ishte përkeqësuar për shkak se ajo ishte e mllefosur nga xhelozia ndaj Anës dhe Vronskit. Doktori i ri specialist i kishte rekomanduar për në llixhë për shërim. Kiti iu rrëfehet Dollit për pendimin e saj që ka zgjedhur Vronskin e jo Levinin.
Në kthimin e Anës në Petersburg ajo fillon të shpenzojë më shumë kohë me princeshën Beci dhe rrethin e saj, dhe më pak me rrethin moral dhe fetar ku bënte pjesë edhe Lidja Ivanova, me të cilën Ana ishte shumë e afërt. Vronski vazhdon ta ndjekë Anën. Ajo në fillim mundohet ta heqë nga vetja por ajo mposhtet nga dashuria për të.
Karenini i thotë Anës për bisedën e gjatë të saj me Vronskin, dhe se ajo po binte shumë në sy të shoqërisë. Pas një kohe ajo bie në dashuri përfundimisht dhe mbetet shtatzënë.
Vronski ndërkohë ka një garë kuajsh, ku merr pjesë me kalin e tij Fru-Fru. Gjatë garës kali i lodhur i vdes aksidentalisht dhe Vronski shpëton mePjesa e tretë parqet jetën e Levinit në fermë jashtë qytetit. Ai mbetet i humbur në mendime se si ai kritikon qytetrimin dhe se si ndihet i gënjyer para të tjerëve. E gjithë kjo atij i ndodh për shkak të atij refuzimi nga Kiti.
Në anën tjetër Stiva e sjell Dollin në fshat tek Levini për shkak të një kontrate për shitjen e drunjëve.
Dolli takon Levinin, dhe mundohet t'i zgjojë përsëri ndjenjat e tij për Kitin. Ajo i tregon se ajo nuk është e martuar. Së pari ajo dështon, por pastaj ajo arrin që ta bindë se Kiti ende e do atë. Në Petersburg, Karenini e bezdis Anën duke refuzuar për t'u ndarë nga ajo dhe e kërcënon se ai nuk do ta lejoj ta shoh më të birin Seriozha deri sa ajo ta lë Vronskin. pak lëndime. Aty vërehet frika e shprehur e Anës gjatë rrëzimit të Vronskit, duke bërë që të vërehet fare mirë nga shoqëria. Kjo në libër paraqitet si një pyetje nga shoqëria "Çka nëse?".
Në anën tjetër Kiti me të ëmën shkojnë për shërim në llixhën gjermane. Atje ato takojnë Madam Shtal dhe vajzën e saj të adoptuar Varjenka. E ndikuar nga Varjenka, Kiti fillon të përmirësohet. Dhe kështu ajo kthehet në Moskë.


Tregimi pas vdekjes se Anës vazhdon. Stiva gjen punën që donte dhe Karenini merr nën mbikqyrjen Anien. Disa vullnetarë rusë, përfshirë edhe Vronskin, i cii nuk kishte ndërmend të kthehej në Rusi, largohen në revoltën serbe të nisur kundër turqve. Dhe, nga gëzimi dhe frika e të qenit baba Levini, zhvillon besimin tek Zoti i Krishterë.


Comments

Popular posts from this blog

LUGJET E VERDHA

UDHETIMET E GULIVERIT

HIRUSHJA