Posts

UDHETIMET E GULIVERIT

Image
UDHETIMET E GULIVERIT Mjeku Lemuel Gulliver, vendoset në bordin e një anije për të shkuar në katër destinacione. Ndalesa e parë është në ishullin e Liliputëve, ku gjithçka, që nga njerëzit e deri tek objektet, janë në përmasa mjaft të vogla. Më tej ai ndalon në Brobdingnag. Në të kundërt nga ishulli i parë, këtu e gjejmë protagonistin tonë në vendin e gjigantëve. Raportet përmbysen. Mjeku kthehet tani në kukullën e vaj zës së mbretit. Në pjesën e tretë të udhëtimit Guliverin e shohim në Laputa. Përmes ndodhive dhe personazheve, Swift ka një satirë të drejtpërdrejtë ndaj filozofëve, historianëve dhe shpikësve. Në ishullin e Glubdubdrib, Guliver evokon hijet e të mëdhenjve të antikitetit dhe nga përgjigjet e tyre zbulon meskinitetin. Ndërsa pranë Struldbrug, në vendin e të pavdekshmëve kupton se fatkeqësia më e madhe e njeriut është që të mos i gjejë asnjëherë fundin jetës. Në pjesën e katërt, më në fund mes virtuozitetit të kuajve Huihnhnmëve vë në kontrast brutalitetin e Yahoo,

LUGJET E VERDHA

Image
LUGJET E  VERDHA Në romanin “Lugjet e Verdha” trajtohet një temë që nga aspekti kohor i takon lashtësisë. Në murinat e fshatit Arnjet, dikur shumë të bukur, por të rrënuar, të plaçkitur dhe të djegur në kohën e sundimtarit të ashpër dhe të pashpirt, Ballhutës, autori ka gjetur një temë të lashtë. Njëmend, gjurmët e atij fshati kanë mbetur vetëm në muze, por ato i tregojnë qartë njeriut të kohës sonë se aty kanë jetuar njerëz, sikurse jemi edhe ne dhe se jeta e tyre ka perënduar… Në mesin e banorëve të tjerë, në atë fshat të bukur, kanë jetuar edhe Bardheci e Ajkuna me shtatë çikat e veta e pa asnjë djalë. Një ditë prej ditësh Bardheci e çon tufën në mal. Nga mjegulla dhe moti i lig, Bardhecit i humbin dhentë. Kot e kërkonte Bardheci tufën, sepse delet i kishte zënë Ujku Delengrënës, i cili do t’ia kthente delet vetëm me kusht që t’i jepte atë që do t’i lindte atë ditë në shtëpi. Duke menduar se do t’i pillte lopa, Bardheci e dha fjalën. Por, atë ditë, Bardhecit i kishte lindur d

ANA KARENINA

Image
ANA KARENINA Së pari autori na prezanton me personazhin Princ Stepan Arkadieviç Obllonski, "Stiva", një aristokrat moskovit i cili ka prishur marrëdhëniet me gruan e tij Darja Aleksandrovna "Dolli", e cila ka zbuluar se burri po e tradhtonte me guvernanten franceze. Stiva ishte i frikësuar se do e humbiste gruan e tij me të cilën trashëgonte fëmijët, kështu që ai thërret motrën e tij Ana Arkadjevna Karenina, nga Petersburgu, që ta bind Dollin t'i kthehet prapë. Ndërkohë shoku i fëmijërisë së Stivës, Konstadin Dmitrieviç Levin, "Kostja" arrin në Moskë dhe i kërkon dorën motrës së vogël të Dollit, Kitit. Ajo e refuzon sepse ishte dashuruar me Kont Aleksej Kirilloviç Vronskin, por ai nuk kishte asnjë synim që të martohej me Kitin. Stiva dhe Vronski takohen në Moskë në stacionin e trenit. Stiva priste motrën e tij, ndërsa Vronski të ëmën. Aty ndodh një aksident sepse një punëtor shtypet nga treni. Vronski sapo e sheh Anën dashurohet. Ata takohen pr

HALILI DHE HAJRIA

Image
HALILI DHE HAJRIA Baleti i parë shqiptar “Halili dhe Hajria” do të rikthehet në skenë në kuadër të 60-vjetorit të Teatrit të Operës dhe Baletit. I cilësuar si një nga veprat më të mira, dhe ato që janë më të rëndësishme për historinë e këtij institucioni, këtë herë baleti i parë shqiptar do të vijë sipas konceptit të koreografit Arian Sukniqi. Pas disa veprave të suksesshme, që janë ngjitur në skenën e TOB, tashmë koreografi Sukniqi tregon se prej disa ditësh kanë filluar punën për të sjellë këtë vepër kaq të rëndësishme të baletit shqiptar. ““Halili dhe Hajria”, baleti i parë shqiptar, për herë të fundit është vënë i plotë në skenë më 2003 nga koreografi Agron Aliaj. Me këtë rivënie të tij u ftua edhe Ilir Kerni, i cili kërceu në rolin e Halilit. Këtë herë kjo vepër rikthehet në TOB me rastin e 60-vjetorit të këtij teatri, ku nuk mungon dhe konsulenca e Albert Jankut, Kujtim Hoxhës, Alisa Gjonit dhe Domenika Ndrecës”, tregon koreografi Sukniqi. Mbi mënyrën se si do të vijë kjo ve

HIRUSHJA

Image
HIRUSHJA Njëherë e një kohë, në një tokë të largët, ndodhej një mbretëri e vogël. E qetë, e begatë dhe e pasur me romancë e traditë. Atje, në një vilë madhështore jetonte një zotëri i ve dhe vogëlushja e tij. Megjithëse ishte një baba i dashur dhe i përkushtuar që nuk i linte gjë mangët vajzës së tij të shtrenjtë, mendonte se ajo kishte nevojë për kujdesin e një nëne. Kështu ai u martua përsëri me një vejushë që vinte nga një familje e mirë, me dy vajza në moshën e të bijës, Anastasian dhe Drizelën. Për fat të keq, zotëria fisnik vdiq para kohe dhe njerka, ziliqare për bukurinë e vogëlushes që i linte në hije vajzat e saj të shëmtuara, u tregua e ftohtë dhe mizore me thjeshtrën e saj. Ajo e detyronte t'i kalonte ditët në kuzhinë, pranë oxhakut, aq sa vajzës ia vunë nofkën Hirushe. Vitet kaluan dhe vila filloi të rrënohej pak nga pak, sepse pasuritë e familjes shpenzoheshin për tekat e kota të dy motrave egoiste, ndërsa Hirushja ishte bërë shërbëtore në shtëpinë e saj. Por p

HARRY POTTER

Image
HARRY POTTER Harry Potter është një seri romanesh fantazi të shkruara nga shkrimtarja britanike, J. K. Rowling. Vëllimet, të emëruara pas personazhit kryesor, rrëfejnë aventurat e një magjistari të ri, Harri Poter, dhe miqve të tij, Ronald Uezli dhe Hermionë Grenxhër, të cilët janë studentë në Shkollën e Magjisë dhe Shtrigërisë Hoguorts. Historia flet për përballjen e Harrit me magjistarin e errët, Lordin Fluronvdekje, i cili ka për qëllim të bëhet i pavdekshëm, të pushtojë botën e magjisë, të nënshtrojë njerëzit jo-magjistarë (Babanacët), dhe të vrasë të gjithë ata që mundohen ta pengojnë. Që prej nxjerrjes së romanit të parë, Harry Potter dhe Guri Filozofal, më 30 qershor 1997, librat kanë fituar një popullaritet të pamasë dhe kritika të shumta pozitive, duke u kthyer në një sukses tregtar kudo në botë. Seria ka hasur gjithashtu disa kritika negative, duke përfshirë shqetësimin për tonin e errët të përdorur në të shkruar si dhe dhunën që paraqet. Vepra është përkthyer në 80

OLIVER TUIST

Image
Oliver Tuist   Oliver Twist   ( Oliver Tuist)   është një roman i   Charles Dickens   i cili tregon për një jetim që kalon .“Oliver Tuist” synon të paraqes jetën e mijërave fëmijëve të pastrehë dhe pa të ardhme. Ai u frymëzua nga shumë jetimë që përballeshin me jetën e vështirë në Angli, në një vend ku nuk kishte aspak ligj e rregull, mbizotëronte krimi dhe Mes shumë ndërtesave në Angli, ishte një shtëpi pune e cila përdorej për fëmijët në nevojë, ku nuk kishin vend për të qëndruar apo fjetur. Aty lindi Oliver Tuisti, por gjatë lindjes i vdes e ëma dhe mbetet pa asnjeri të afërm në botë që të kujdeset për të. Kështu, atë e transferojnë në një fermë ku do ta kalojë gjysmëfëmijërinë e tij. Me kalimin e viteve, pasi mbush nëntë vjet Oliveri bëhet një djalë i hollë e i zbehtë. Në këtë moshë e merr z. Bambël i cili e rikthen në shtëpinë e punës dhe e vendos mes fëmijëve të tjerë të cilët kishin po të njëjtin fat. Ata nuk u jepnin rroba të ngrohta apo ushqim të mjaftueshëm, edhe pse